Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj i prerë: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin

Gazeta10
06 Qershor 2024 - 21:51

Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar bisedën e deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lila dhe kriminelit, Milan Radojçiq.

Sipas tij, kjo bisedë ka ndodhur në koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.

“Mimoza Kusari – Lila duhet të marrë përgjegjësi politike, sepse ka qenë jo i sinqertë dhe nuk e ka thënë të vërtetën para qytetarëve, dhe atyre që e kanë votuar, nëse kjo nuk jep dorëheqje duhet me na tregu pse nuk po jep dorëheqje, nëse kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca nuk e kanë ditur për bisedën në mes të Kusarit Lila dhe Radojqiçit atëherë duhet me shkarku, sepse një keyrministër normal duhet me shkarku ngase një njëri i tij me arritë deri në këtë nivel pa e njoftu kryeministrin ish shkarku, vetë fakti që kryeministri i Kosovës nuk e ka shkarkuar deri më tani tregon se ka qenë në koordinim me të”, tha ai në Kanal10./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.