Eraldo Nevruzi, recepsionist në një hotel në Dhërmi dyshohet se është ekzekutuar mesnatën e 6 qershorit, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur.
Dyshimet për vrasjen e 31-vjeçarit lindën pasi në ambientet e hotelit u gjetën njolla gjaku. Geraldo Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli, dyshohet se është autor i krimit të rëndë, i cili rezulton bashkëpronar i hotelit. Ai u kap duke u larguar nga aeroporti i Korfuzit gati për të udhëtuar drejt Anglisë. Policia ka dyshime se është vrasje, pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31-vjeçari nga vendi i ngjarjes. Sakaq kërkimet për trupin e 31-vjeçarit po bëhen nga policia në zonën e Vunoit, në Dhërmi dhe Gjipe, ku mund të jetë hedhur.
Njoftimi i Policisë: Nga veprimet hetimore dyshohet se Eraldo Nevruzi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga Geraldo Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Nga hetimet rezulton se pas ngjarjes Gerald Shehu është larguar drejt Greqisë.’
Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili thotë se arrestimi është kryer në një aeroport në Greqi.
“Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë. Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar”, shkruan Taulant Balla.Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili thotë se arrestimi është kryer në një aeroport në Greqi.
“Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë. Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar”, shkruan Taulant Balla.