Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani rikthehet te fitoret, triumfon në udhëtim te Ferizaji

Gazeta10
19 September 2022 - 17:07

Ballkani është rikthyer tek fitorja, pas humbjes që e pësoi nga Drita javën e kaluar.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar ndaj Ferizajit me rezultatin 3 me 0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Përkundër rasteve të shumta në pjesën e parë të dy skuadrave, rezultati u zhbllokua në minutat e fundit të kësaj pjese.

Albion Rrahmani realizoi në minutën e 43-të. Ai shënoi nga afërsia duke përfituar nga topi i kthyer nga traversa, të cilën e qëlloi Lumbard Dellova

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë dhe me epërsi minimale të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim.

Suharekasit e dyfishuan epërsinë me golin e Leotrim Bekteshit,  i cili u asistua me kokë nga Bajram Jashanica.

Pas Albion Rrahmanit e Leotrim Bekteshit, në listën e golashënuesve është regjistruar edhe mesfushori Meriton Korenica.

Korenica shënoi me kokë në minutën e 78-të pas harkimit të Armend Thaqit nga krahut i djathtë.         

Fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë, por mesfushori Edvin Kuç në minutat shtesë të takimit e qëlloi shtyllën nga distanca.

Me katër fitore dhe një humbje, Ballkani është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë, pesë më pak se lideri Drita por, kampioni i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ferizaj pozicionohet në zonën e rrezikut me vetëm shtatë pikë të arkëtuara pas tetë ndeshjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.