Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lordi Robertson në Prishtinë për Ditën e Çlirimit

Gazeta10
10 June 2024 - 23:19

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në Aeroportin “Adem Jashari”, ish-ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Lordin George Robertson.

Gërvalla e ka quajtur Lordin George Robertson si mik të shquar të Kosovës. Kjo vizitë vjen në rastin e 25 vjetorit të çlirimit.

“Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson. Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa menjëherë pas luftës,  Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s”.

 “Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm. Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.