Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama në New York: Jemi të përgatitur për sulme të reja

Gazeta10
19 September 2022 - 18:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në emisionin “Wake Up America”, ka thënë se sulmet kibernetike nga Irani do të ndodhin sërish.

Rama është shprehur se duhen shpejtuar masat për mbrojtjen kibernetike, sepse regjimi iranian është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë.

“Kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë për mbrojtje. Kemi nevojë të shpejtojmë masat në mbrojtjen kibernetike. Jemi të përgatitur për sulme të tjera, sepse e dimë që ky regjim është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë. Nuk më takon mua ta them, sepse Shqipëria është një aleat i fortë i ShBA, nuk është mbi shpatullat tona të marrim barren e vendimeve të mëdha”,  citohet të ketë thënë Rama./gAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.