Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Tri skuadrat e njohura të Premierligës në “luftë” për Brojën

Gazeta10
12 June 2024 - 12:11

Wolverhamptoni, Southamptoni dhe Evertoni janë ndër klubet që janë seriozisht të interesuara për nënshkrimin e yllit shqiptar, Armando Broja.

Sidoqoftë, që të tri klubet duhet që të mbledhin fonde që të mund të nënshkruajnë me Brojën këtë verë.

Chelsea do të dëgjojë ofertat për Brojën, i cili e kaloi gjysmën e dytë të sezonit në formë huazimi te Fulhami.

Wolves ka një interes afatgjatë për yllin shqiptar, por duhet të shesin lojtarë për të mbledhur fonde për një blerje të kësaj madhësie.

Southamptoni gjithashtu kuptohet se ka hedhur dyshime mbi aftësinë e tyre për të përballuar sulmuesin në kushtet aktuale të një marrëveshjeje.

Edhe Evertoni e admiron Brojën, por gjendja e tyre financiare jashtëzakonisht e vështirë mbetet, të paktën deri në përfundimin e ndërrimit të pronësisë së klubit.

Sipas “Sky Italy”, AC Milan është gjithashtu i interesuar për Brojën dhe mund të sigurojë nënshkrimin e tij, pavarësisht se çfarë ndodh me ndjekjen e sulmuesit të Bolongas, Joshua Zirkzee.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.