Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nga PDK-ja dhe VV-ja thonë se presin marrëveshje me njohje reciproke në qendër

Gazeta10
19 September 2022 - 19:41

Raporti: Gresa Bardhecaj/Kanal10

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë folur për pretendimet rreth një kornize të re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Nga PDK-ja dhe VV-ja janë shprehur se presin marrëveshje me njohje në qendër.Kryesia e Kuvendit të Kosovës, as në mbledhjen e së hënës nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje, megjithatë është vendosur që të enjten të vazhdohen me dy pikat e papërfunduara të seancës së kaluar, shkruan Kanal10.

Plani i pretenduar për një kornizë të re të dialogut ndërmjet Kosovë dhe Serbisë ka vazhduar të zgjojë reagime të shumta.

Sipas këtij plani të hartuar pas angazhimit të të dërguarve nga Gjermania dhe Franca, parashihet nënshkrimi i një marrëveshjeje të dytë në mes Kosovës dhe Serbisë, por që aktualisht të dyja vendet nuk obligohen ta njohin njëra-tjetrën.

Nga PDK-ja kanë thënë se interesi i Kosovës është që marrëveshje të përfundojë me njohje reciproke dhe në atë mënyrë që vendit t’i garantohet ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Edhe nga partia në pushtet kanë thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.

Tahiri e Rrustemi i kanë bërë këto komente pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila sërish ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Sidoqoftë, është vendosur që të enjten të vazhdohet me seancat e papërfunduara, ku pritet të diskutohet për grevat, si dhe disa projektligje. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.