Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak takon ministrin e jashtëm serb, diskutojnë për dialogun me Kosovën

Gazeta10
20 June 2024 - 9:30

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në Beograd është takuar me ministrin e sapoemëruar të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq me të cilin kanë diskutuar për procesin e dialogut.

Kështu ka shkruar Lajçak në një postim në “X”.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për procesin e integrimit të Serbisë në BE.

“Në Beograd pata rastin të takohem edhe me ministrin e jashtëm të sapoemëruar Marko Gjuriq. Ne diskutuam për dialogun dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE. I urova suksese në detyrën e re”, ka shkruar Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.