
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të Mitrovicës.
Lajmi për Gazeta10 u konfirmua nga zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.
Zahiti tha se rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.
Zahiti konfirmoi se në aksident janë përfshirë tri automjete, një veturë, një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti.
Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.”, tha Zahiti./Gazeta10