
Profesori i medias dhe konfliktit, Abit Hoxha ka komentuar deklaratat e qeverisë në vend, se kanë dorëzuar një raport në BE për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Hoxha, në emisionin Raport të Kanal 10 tha se ai ishte raport teknik i policisë i cili nuk mund të konsiderohet politik.
“Raporti i dërguar për sulmin në Banjskë, ka qenë raport teknik i policisëose indicentit, me përshkrim të ngjarjes me listën e armëve që janë gjendur aty, pra nuk konsiderohet si një raport politik i asaj se cfarë ka ndodhur”, deklaroi ai.
Tutje, Hoxha tha se Kosova është dashur të pregadis një raport me konsicuencë politike me të gjitha të ndodhurat.
“Mendoj se Kosova politikisht është dashur ta përgatis një raport, nuk është e thënë te jetë 48 faqesh por në raport me konsicuencën politike, me të gjitha të ndodhurat që protagonstët që kanë marrë pjesë në incidentin e Banjskës”.
Hoxha po ashtu, deklaroi se ndarja mes qeverisë dhe prokurorisë nuk ka se si të interpretohet ndryshe përveq se një tentim nga ikja e përgjegjsisë.
I pyetur rreth pritshmërive të takimit mes dy kryeministrave Kurti e Vuçiç, Hoxha tha se beson se nuk të ketë diçka më ndryshe se ajo çfarë ka ndodhur deri tani.
“Mendoj se jo më tepër ose më pak se cafrë ka ndodhur deri tani, nëse e sheh deklaratën e Borellit, dihet që është njëfarë arsyetimi sistematik për shkak të mungesës së suksesit të dialogut. Borell thotë se duhet të futen në një linjë poltiikat e jashtme dhe ato që asiporojnë të bëhen anëtare të Be-së, mirëpo në këtë rast Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet dhe nuk mund të beht fjalë për politika as të jashtme as të brendshme”.