Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gazeta10
26 June 2024 - 8:24

Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot me diell gjatë paradites, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet të ketë rrebeshe shiu, breshër, shkarkesa rrufeshë e erëra të forta.

Pluhuri saharian do të mbetet i pranishëm edhe të mërkurën, ku në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë kalimit të sistemit frontal pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-80, e në zona të caktuara mund të arrijë edhe deri në 100 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.