
Kompania Al Trade ka shënuar 25 vjetorin e themelimit dhe për nder të kësaj kjo kompani ofron 10 përqind zbritje për konsumatorët e saj.
Zbritja ofrohet për çdo metër katror në çdo ndertesë që posedon kjo kompani, raporton Gazeta10.
Kompania Al Trade ka ofruar gjithmonë kualitet të mirë në fushën e ndërtimit e që është shtrirë në disa pika në vendin tonë.
Menaxheri i kësaj kompani, Argëtim Qelaj jep më shumë detaje sa i përket zbritjeve që ofron për klientët e saj.
“Në këto 25 vite kemi ndërtuar jo vetëm struktura fizike por edhe marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme, cdo projekt i ndërtuar ka qenë një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit në profesion tonë, dhe për nder të 25 vjetorit Al Trade ofron dhuratë 10 përqind të metrave katror zbritje për të gjithë klinentët që i besuan projekteve tona”, tha ai në Kanal10./Gazeta10