Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku: “Albin Kurti dhe VV nuk e kanë pasë seriozisht kur kanë thënë që hajnat në burg”

Gazeta10
27 Qershor 2024 - 21:32

Gazetari Adrian Çollaku në emisionin “Politiko” ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje kur kanë thënë se hajnat kanë me hy të gjithë në burg.

Sipas tij, kjo ka qenë vetëm një hajgare e Vetëvendosjes dhe kryeministrit Kurti, raporton Gazeta10.

“Albin Kurti dhe Vetëvendosja nuk e kanë pasur seriozisht kur kanë thënë se na kemi me i shti hajna në burg, këta janë hajgarexhi sepse këta e kanë ditë që bjen ligji dhe e kanë bërë ashtu, byroja dhe hajnat në burg ka qenë vetëm një retorikë, dhe ai kur e ka nis këtë byro e ka ditë që nuk ka asgjë nga ajo punë dhe çka ka bo, që po i japim na zor dhe ishalla po na dështon pak para zgjedhjeve dhe tash Mefaili i drejtohet kamerës dhe i thotë qe hajnat kanë hy në burg”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.