
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se për Kosovën nuk pajtohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se Serbia duhet ta njoh Kosovën, por Vuçiq nuk mund ta bëjë këtë.
Tutje, Rama ka thënë se pavarësisht këtyre qëndrimeve të kundërta, megjithatë po mund të flitet për këtë temë.
Këto komente Rama i ka bërë për median gjermane, Der Spiegel.
“Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandar Vuçiq nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur”, u shpreh Rama. / Gazeta10