Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla takohet me kryediplomatin turk, temë diskutimi bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje

Gazeta10
01 July 2024 - 9:32

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka zhvilluar një takim me kryediplomatin turk, Hakan Fidan, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje.

Përmes një komunikate për media, MPJD njofton se Gërvalla dhe Hakan vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, përfshirë përkrahjen unanime nga deputetët e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një vlerësim i veçantë u shpreh për angazhimin e Turqisë në kuadër të NATO-s dhe KFOR-it, duke e cilësuar si një përkrahje të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ministrja Gërvalla veçanërisht mirëpriti rolin konstruktiv të komandantit turk të KFOR-it në Kosovë.

Në kontekst të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe aspiratës legjitime të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Ministrja Gërvalla mirëpriti vazhdimin e përkrahjes turke për realizimin sa më të shpejtë të këtij synimi”, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.