
Kosova është duke u përfaqësuar nga Cigar World Kosova në panairin më të madh botëror të purove, raporton Gazeta10.
Nga kjo kompani është bërë e ditur se qëllimi i pjesëmarrjes aty nuk është vetëm ekonomik por edhe diplomatik.
Në kuadër të pjesëmarrjes së tyre atje, kjo kompani ka pasur një problem, pasi që Kosova nuk ka figuruar si emër dhe kjo ka bërë që kjo kompani ta nis një betejë në këtë drejtim.
“E mora përsipër të nis “betejë” për ta përmirësuar këtë gabim. E atje, vendosëm kontakte të rëndësishme të cilat do ti kultivojmë si për kompaninë ashtu edhe për vendin tonë”, deklaroi Erduan Musliji, përfaqësuesi i Cigar World Kosova, një “aficionado” i cigareve puro dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Sipas tij, qëllimi i vizitës është afirmimi dhe afrimi përmes kësaj industrie, i Kosovës me botën e Karaibeve dhe gjitha vendet tjera ku lulëzon industria e duhanit. Intertabac 22, mbahet në Dortmund, zgjat disa ditë dhe aty vendoset një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së industrisë së purove dhe jo vetëm! / Gazeta10
