Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abazoviq shetitet në New York, Gjukanoviq po e dërgon vendin drejt zgjedhjeve

Gazeta10
20 September 2022 - 16:03

Presidenti Milo Gjukanoviq, i ka dërguar sot kryetares Danijela Gjuroviq propozimin për “shkurtimin e mandatit” të Kuvendit të Malit të Zi, raporton Gazeta10.

Dhe sipas mediave të huaja, Gjukanoviq beson se Qeveria e re mund të arrihet vetëm me vendim të qytetarëve në zgjedhje.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka krijuar përshtypjen se ka një shumicë të qartë që do të mund të formonte një Qeveri që do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të vështira në nivel financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik.

Siç thuhet më tej, Gjukanoviq, mbrëmë nuk e ka shpallur mandatarin për përbërjen e Qeverisë.

“Nuk kam mundur ta pranoj propozimin për t’ia besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë zotit Miodrag Lekiq, të cilin zoti Andrija Mandiq ma ka dërguar dje në emër të partive që kanë fituar shumicën e mandateve në zgjedhjet e vitit 2020, sepse unë besoj se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme”, ka thënë Gjukanoviq.

Kujtojmë se një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, dje ka njoftuar se i ka dërguar letër presidentit të vendit me propozimin e liderit të Demos, Miodrag Lekiq për mandatar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.