Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala: Serbia s’ka kapacitet ta destabilizoj rajonin e as Evropën, por Rusia

Gazeta10
03 July 2024 - 21:18

Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar paralajmërimet e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca se në Serbi po ushtrojnë qindra njerëz për ta sulmuar Kosovën.

Ai në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, ka thënë Serbia nuk ka kapacitet për ta destabilizuar Rajonin.

Sipas tij, destabilizimi në Rajoni dhe Evropë mund të rrezikohen nga Rusia, raporton gazeta10.

“Rreziku mund të vije nga Rusia e jo nga Serbia sepse Serbia është shtet i vogël dhe i rrethuar nga NATO dhe nuk ka asnjë kapacitet as për ta destabilizuar Rajonin e as Evropë”, ka thënë Shala.

Tutje ai ka shtuar se bandat në Serbi mund ta detyrojnë Radojeçiqin që të kthehet në Kosovë, pasi sipas tij, prezencën e tij në Serbi nuk mund ta durojnë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.