Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Komoran, lëndohen tre persona

Gazeta10
07 July 2024 - 13:08

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Komoran mes tri automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, tha për Gazeta10 se janë lënduar tre persona.

 “Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.