Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sadiku kalon në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Balkan”

Gazeta10
20 September 2022 - 17:56

Pjesë e turneut ndërkombëtar të boksit “Balkan” është edhe Kosova, ku në Sofie të Bullgarisë po përfaqësohet nga boksierja, Donjeta Sadiku.

Sadiku është duke e përfaqësuar Kosovën në këtë turne në mënyrën më të mirë, ku tani e ka kaluar fazën e çerekfinales, përcjell KosovaPress.

Donjeta tani ka prekur fazën e gjysmëfinales, ku në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren nga Zvicra, Ana Milisic.

Në çerekfinale, medalistja botërore mposhti ish-kampionen evropiane, boksieren franceze, Hamadouche Maiva.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.