Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AGK: Thellësisht e shqetësuar me presionet politike në RTK

Gazeta10
07 July 2024 - 16:59

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në RTK, ku dha dorëheqje drejtori i përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj.

“Ahmetxhekaj, një gazetar shumëvjeçar në Transmetuesin Publik ka treguar për “presion politik 7 mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas AGK-së,Bordi i RTK-së, duhet të shpjegojë nëse i nënshtrohet presionit politik në vendim-marrjen e vet, dhe nëse detyrimi për largimin e Ahmetxhekajt, ka ardhur si pasojë e kësaj.Bordi aktual, që ka miratuar dorëheqjen e Ahmetxhekajt, më herët kishte emëruar në postin e Drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvallën, një ish-aktivist dhe financues i partisë politike në pushtet, Vetëvendosje.

“Qeveria e Kosovës, nëpërmjet eksponentëve të saj, duke përfshirë edhe deputetë, disa herë edhe publikisht e ka shfaqur tendencën për kontroll partiak të RTK-së, që është praktikë e papranueshme”, thuhet mes tjerash.

“AGK-ja, bën thirrje për adresimin e duhur të ankesave për mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit në Radio Kosova 1.Në vend të presionit politik nëpërmjet Bordit dhe përgjysmimit të buxhetit, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të përkujdesen që të sigurojnë funksionimin e papenguar financiar të Transmetuesit Publik, dhe të gjejnë zgjidhje për pronën e saj.AGK-ja, e çmon rolin krucial që Transmetuesi Publik luan në funksionimin demokratik të vendit, si shtyllë e rëndësishme për lirinë e medies në Kosovë”.

Sipas tyre,Gazetarët, kameramanët dhe punëtorët e tjerë të RTK-së duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre në interest të publikut, pa asnjë lloj presioni politik apo financiar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.