
Kryetari komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se këtë vit prodhimi i grurit në kryeqytet është rritur 60% më shumë krahasuar me vitin paraprak.
Rama po ashtu, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se këtë vit për herë të parë do të ndahen makina për mbjellje të grurit.
Postimi i plotë:
“Përmirësime të Mëdha në Prodhimin e Grurit në Kryeqytet! ![]()
Ky vit ka sjellë një rritje të madhe në prodhimin e grurit në kryeqytet: 60% më shumë sasi e grurit se vitin e kaluar dhe deri në 5000 kg për hektar – një sukses i madh për bujqit tanë.
Falë angazhimit të bujqve tanë dhe punës së tyre të palodhshme, një shembull i këtij suksesi është bujku Arben Pestisha, i cili sivjet do të na sjellë 40,000 kilogramë grurë. Deri në fund të sezonit të korrje-shirjeve, pritet të kemi 50,000 ton grurë.
Për të përkrahur bujqit tanë dhe për të vazhduar këtë trend pozitiv, këtë vit për herë të parë do të ndajmë makina për mbjellje të grurit.
Urime dhe suksese të gjithë bujqve tanë!
“.