
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka pretenduar se sot ka siguruar një tjetër tërheqje të njohjes për pavarësinë e Kosovës, teksa po qëndron në New York.
Ai në një prononcim për transmetuesin publik atje, ka refuzuar të tregojë se për cilin shtet bëhet fjalë.
“Kam një lajm të mirë për qytetarët e Serbisë, dua të them se në një nga takimet kam marrë një notë tjetër për tërheqjen e njohjes (së Kosovës) dhe kjo është një dosje më shumë në sirtarin tim, por edhe në sirtarin e Ministrisë së Jashtme”, tha Vuçiq./Gazeta10