Duhet Lexuar

Pushimet kthehen në tragjedi, turistja franceze vdes në liqenin e Komanit

Gazeta10
13 Korrik 2024 - 20:43

Pushimet në Shqipëri për një franceze janë kthyer në tragjedi. Sapo është futur të lahet në ujërat e liqenit të Komanit, ajo ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si S. T., 39 vjeçe. Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit.

“Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit. hGrupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.