Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti takohet me drejtoren e NDI, ZKM: Diskutuan për zhvillimet në vend dhe në botë

Gazeta10
15 July 2024 - 15:39

Kurti takohet me drejtoren e NDI, ZKM: Diskutuan për zhvillimet në vend dhe në botë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.

Kurti e vlerësoi angazhimin e NDI “në shumë fusha me prioritet si demokratizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale”, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

“Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet si demokratizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale. Progresi demokratik i shoqërisë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, mbeten kryeqendër e vëmendjes së ndërtimit të politikave dhe zhvillimit të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Ky ishte takimi i dytë për këtë vit ndërmjet Kurtit dhe Soderberg.

“Ata diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe në botë, rezultateve të bashkëpunimit të deritanishëm dhe përkushtimit të përbashkët në zhvillimin dhe avancimin e demokracisë”, tha ZKM-ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.