Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana zbulon barna ilegale në një barnatore në Prizren

Gazeta10
17 July 2024 - 15:54

Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së Kosovës sot në regjionin e Prizrenit, është zbuluar një sasi e madhe e barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme.

Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe si rezultat i punës operative, është identifikuar lokacioni (barnatore) e cili sot u bastis.

Janë sekuestruar plot 633 paketime barnash me një vlerë mbi 5 000 euro. Dogana i fton qytetarët të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.