Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK-ja i dërgon në Kushtetuese ligjet për KPM-në, KPK-në dhe për statutin e UP-së

Gazeta10
18 July 2024 - 15:48

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe vendimin për Statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës kemi proceduar tri beteja të reja në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës konsideron që tri nismat e fundit të miratuara në Kuvendin e Kosovës, dy prej tyre Ligje dhe një prej tyre vendim, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.

Për Ligjin për KPM-në, tha se përmes tij synohet kontrollimi i medieve dhe të cenohet fjala e lirë në vendin tonë.

“Përmes këtij Projektligji tentohen të kontrollohen edhe personat fizik, të cilët prodhojnë kontentet e tyre të cilat synojnë t’i shpërndajnë qoftë përmes mediave, qoftë përmes rrjeteve sociale”, tha Tahiri.

Kurse, për Ligjin për KPM-në, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se konsiderojnë që përmes këtij Projektligji pushteti po synon të kapë sistemin prokurorial.

Ndërsa, për statutin e UP-së, tha se konsiderojnë që është nismë që bie ndesh me Kushtetutën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.