Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sergio Busquets po kalon sezonin e fundit me Barcelonën

Gazeta10
21 September 2022 - 13:16

Mesfushori spanjoll, Sergio Busquets, duket se në fund të këtij sezoni do t’i jap fund aventurës së tij me Barcelonën, shkruan Gazeta10.

Në fund të stinorit spanjolli dëshiron që të largohety nga futbollit evropian për ta vazhduar karrierën në MLS.

Ekipet nga elita e futbollit amerikan janë duke e kërkuar Busquetsin që një kohë dhe mesfushori pritet të largohet në verën e ardhshme, pikërisht atëherë kur i skadon kontrata.

Busquets gjatë verës së ardhshme pritet të kalojë te skuadra, Inter Miami.

34-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te Barcelonës, ndërsa në vitin 2008 është promovuar në ekipin e parë.

Që nga ajo kohë ai ka qenë njëri nga lojtarët kyç në mesfushën e ekipit katalan.

Këtë sezon, mesfushori spanjoll ka zhvilluar pesë ndeshje me Barcelonën në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.