Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mërgimtari dhe e dashura e tij grabiten rrugës për në hotel, hajnat ua marrin mijëra euro dhe stoli ari

Gazeta10
22 July 2024 - 9:58

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Viktimë e grabitjes ka qenë së fundmi një mërgimtar dhe e dashura e tij, të cilët u përballën me hajnat teksa ishin rrugës për në një hotel në Prishtinë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e vona, kur papritmas në një rrugicë ua zunë pritën dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur.

Bazuar në dëshminë e viktimës, nën kërcënimin e armës hajnat morën prej tyre mbi 3 mijë e 500 euro dhe stolitë e arit.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe që çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.