
I dërguari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajçak, e ka takuar të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, teksa ka thënë se kanë diskutuar për shumë gjëra, raporton Gazeta10.
Lajçak ka thënë se me Escobar kanë shkëmbyer shënimet e tyre. Ai ka shtuar se është falënderues për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA.
“Gjithmonë është mirë t’i shkëmbejmë shënimet me mikun dhe kolegun tim të mirë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabe Escobar. Faleminderit për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Shumë gjëra për të folur”, ka shkruar ai në Twitter. / Gazeta10