
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar veriun e vendit.
Jonathan Hargreaves, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se vizitën që iu bëri tri komunave në vëri mësoi për shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb.
“Iu kënaqa vizitës në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut sot. Ishte kaq e dobishme për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës. Pres me padurim të vizitoj edhe shumë herë këtë zonë”, ka shkruar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves në X.
Gjatë ditës, edhe komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, u takua me një njësi patrulluese letoneze në detyrë në liqenin e Ujmanit.
“KFOR-i po monitoron nga afër çdo zhvillim të sigurisë dhe mban një qëndrim të shkathët dhe fleksibël në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”.
“Gjeneralmajor Ulutash shprehu mirënjohjen e tij për ushtarët letonezë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përpjekjet e KFOR-it”, thuhet në një njoftim të KFOR-it në Facebook.
Të dielën, në afërsi të Liqenit të Ujmanit ndodhi një shpërthim me granatë dore.
Nuk u raportua për të lënduar por vetëm për dëme materiale në disa makina të parkuara afër liqenit.