Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Nënkryetarja e PDK-së: Haxhiu ra në grackën që e ndërtoi vet

Gazeta10
24 July 2024 - 8:44

Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare e PDK-së, ka thënë se deklarata e ministres së Drejtësie, Albulena Haxhiu se me intervistimin e saj nga Prokuroria Special, “puna e saj po e pengon dikë”, nuk është asgjë e re.

Ahmetaj ka thënë se zyrtarë të kësaj qeveri gjithmonë ankohen se dhe dikush tjerët u ka faj.Nënkryetarja e PDK-së, ka thënë se Haxhiu ra në grackën që e kishte ndërtuar vetë me deklaratat e thëna për rastet e fundit të arratisjeve nga burgjet e Kosovës.

“Asgjë e re në raport me deklaratat e zyrtarëve shtetëror të cilët në deklarimet e tyre janë në vazhdën e skandaleve të vazhdueshme të qases joserioze ndaj situatave të rëndësinë së tillë. Asgjë e befasishme, edhe një deklaratë e radhës e cila e solli atë në grackën që e kishte ndërtuar vet dhe për këtë u intervistua nga Prokuroria”, ka thënë Ahmetaj.

Prokuroria Speciale ka intervistuar për dy ditë rresht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me deklarimet e dhëna se prokuror e gjyqtarë kanë mbajtur takime për raste të caktuara si dhe për deklarimin për rastet e arratisjes nga burgjet e Kosovës.
Ajo kishte thënë se të arratisurit destinacion të parë e kanë Serbinë dhe se janë të ndikuar nga grupet kriminale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.