Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu takon udhëheqësen e strehimores së grave në Artanë: U dakorduam që sfidat t’i adresojmë me institucionet përgjegjëse

Gazeta10
25 July 2024 - 16:58

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim udhëheqësen e strehimores së grave në Artanë, Vesna Soiq, aktivisten për të drejtat e grave, Nevenka Rikallo dhe Adelina Berishën nga Rrjeti i Grave.
Haxhiu tha se qëllimi i këtij takimi ishte informimi nga afër mbi punën e strehimores dhe adresimin e sfidave në shërbimet e strehimit.

“Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit, u dakorduam që sfidat t’i adresojmë përmes takimeve të përbashkëta me institucionet përgjegjëse dhe për shërbime më të mira për të gjitha viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, shkroi Haxhiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.