
Një i moshuar në Fier ka ndërruar jetë këtë pasdite si pasojë e asfiksisë nga zjarri që u vuri vetë mbeturinave.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan Bregas, ku 90 vjeçari në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.
Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, ai dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.