Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AKB: Këtë vit 32 përqind e kosovarëve po pushojnë në Shqipëri

Gazeta10
05 August 2024 - 17:40

Aleanca Kosovare Biznesore ka njoftuar se ka bërë një studim hulumtues gjatë muajit korrik se ku do pushojnë kosovarët në verën 2024.

.Përmes një postimi në Facebook, kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se pjesa e parë e hulumtimit ishte sa kosovarë kanë mundësi të pushojnë këtë vite, ndërsa pjesa e dytë në cilat vende po pushojnë kryesisht dhe ku po i hargjojnë paratë e pushimeve, kurse pjesa e tretë do të publikohet se sa milionë hargjuan kosovarët verën 2024.

Sipas studimit, ka dalë se Shqipëria mbetet destinacioni kryesor për gjithë pushuesit Kosovarë duke i tejkaluar shtatë shtetit bashkë me përqindje më të madhe 32% vetëm në Shqipëri.

Sipas këtij studimi dhe deklarimeve individuale dhe familjare kryesisht Shqipëria edhe ketë vit do të jetë vendi më i preferuar për Kosovarë, 32% janë deklaruar se në Shqipëri do qëndrojnë se paku një vikend, Mali i zi është po ashtu vendi i preferuar për pushuesit Kosovarë me 20 %,në Greqi 10%,Turqi 10%,Itali 3%,Bullgaria 2%,Kroacia 2%,Spanja 1% , Sloveni 1% ,kurse rreth 9% deklarojnë se do pushojnë nëpër banjo termale, liqene, lumenj, dhe nëpër male të Kosovës,10% nuk ka plane dhe nuk janë deklaruara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.