Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Organizohet sot ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës

Gazeta10
07 October 2026 - 10:33

Sot do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 15:00, në oborrin e Presidencës.

Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.

Presidenca ka ftuar ekipet mediale që të jenë të pranishme për ta përcjellë nga afër ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.