Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Veliqi: Presidentja e re e miratimi i Ligjit, lajme të mira për Kosovën – vendin e presin shumë sfida

Gazeta10
07 October 2026 - 9:50

Gazetari Astrit Veliqi e ka konsideruar si lajm të mirë për Kosovën zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duke u shprehur se zgjedhja e saj e ka shmangur përfundimisht krizën politike, dhe në këtë formë edhe zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

Ai komentet i bëri derisa ishte i ftuar në programin e mëngjesit “N’Fluturim” në Kanal 10.

Sipas Veliqit ky ishte momenti i fundit që klasa politike tregoi vullnetin e saj politik, që pas një ngërçi të vazhdueshëm institucional, të zgjidhej edhe Presidentja e re, duke kompletuar kështu edhe nomenklaturën poitike.

“Përveç zgjedhjes së Presidentes së re, e cila i shmangu edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme e që është lajm i mirë për vendin dhe shtetin e Kosovës, lajm i mirë dhe i shumëpritur ishte edhe aprovimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara duke bërë që përmes këtij Ligji të fokusohet edhe një mbrojtje më e fuqishme institucionale dhe ligjore për ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë”, theksoi mes tjerash Veliqi.

Për më shumë shikone videot e plota. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.