
Mosarritja e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe Jasharaj për ndërprerjen e grevës, ka nxitur mllef te Këshilli i Prindërve.
Përmes një shkrimi në Facebook, KP ka kërkuar që të mos luhet me fëmijët, shkruan Gazeta10.
“Këtë gjendje nuk e kemi merituar (sidomos) pas dy vjet e gjysmë pandemi, në një krizë të rëndë nga inflacioni, lufta në Ukrainë dhe pasiguria më e madhe në gjithë botën nga Lufta e Dytë Botërore. Qeveria duhet ta ketë parasysh se për këtë dëm, sidomos në fëmijë, do të duhej (në një vend normal) të mbajë përgjegjësi e jap llogari dikush. Greva duhej parandaluar ose mbyllur sa më shpejt” thuhet ndër tjera në njoftim.
Statusi i plotë: