Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë

Gazeta10
08 August 2024 - 13:54

Policia e Kosovës ka arrestuar politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq, nga partia Demokracia Serbe në veri.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore, raporton gazeta10.

Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Arestimin e Arsenijeviq e kanë kundërshtuar disa serbë të cilët kanë protestuar para stacionit policor në veri të Mitrovicës.

Gazetari i Kanal10 raporton se protestuesit kanë kërkuar mënjëherë lirimin e Arsenijeviq.

Gazeta10 ju sjell pamje nga protestat e disa serbëve para stacionit të plicisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.