
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë zbarkuar në fushën e gjelbër për t’i matur forcat në futboll në kuadër të PolitikOFF.
Estelle Gilhou nga KOK është shprehur se është gati për lojën kundër AAK-së, duke paralajmëruar se do t’i shfrytëzojnë mundësitë për fitore.
“Së pari jam mësuar të luaj me sporte kolektive, nuk është presion është më shumë nder që së bashku me kolegët e mi të luajmë me politikanë kosovarë dhe ta shijojmë”, është shprehur ajo. /GAZETA10/