
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, është raportuar nga një bujk nga komuna e Ferizajit për vonimin e shpërndarjes së subvencioneve për bujqit këtë vit, raporton Gazeta10.
“Qeto subvencionet shum po vonohet bre Arben, shumë po i vonojnë, na spo mujm me nxon kohën optimale për t’i mbiell e as çmimet, nëse jon të dedikume paret t’u kisha lut me I thanë ministrit qitna me kohë..”, tha ndër të tjera telefonuesi.
Tutje, ai theksoi se subvencione ka marru çdo vit rregullisht, ndërsa këtë vit nuk ka marrur as konfirmim apo njoftim për këtë çështje.
“Po flas për krejt, për grurë e misër, këto janë të këtij viti por shkoj gjatë, neve na duhen subvencionet për me i mbjell…unë ende skom marr hiq subvencione, as konfirmim nuk më ka ardh…osht tun a mbajt vjerr spo dim…Unë kom marr rregullisht deri tash po këtë vit se di çka osht tu ndodh, zhag osht tu shku. Ai ka thanë 50 milionë euro janë subvencion.”, përfundoi telefonuesi./Gazeta10.