Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Klinaku: Deshën ta kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar në Serbi

Gazeta10
15 August 2024 - 14:36

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se Maqedonia e Veriut kishte për qëllim ekstradimin në Serbi të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit, i cili ka ikur nga arresti shtëpiak këtë të enjte.

“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë”, shkroi ai në Facebook.

Klinaku ka shtuar se shteti “artificial” i Maqedonisë së Veriut ka lëshuar fletarrest ndaj Ramadanit, për të zbatuar  “urdhrat” e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit.

“Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.