Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Subvencionimi i teksteve, Nagavci: Për 24 orë kanë aplikuar mbi 60 mijë prindër

Gazeta10
15 Gusht 2024 - 15:07

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar për subvencione për blerjen e teksteve shkollore.

Ajo ka inkurajuar prindërit për të aplikuar dhe se çdo ankesë do të shqyrtohet me kujdes.

Në profilin e saj në “Facebook”, Nagavci ka publikuar edhe numrin e telefonit ku qytetarët mund të thërrasin pa pagesë.

“Të dashur prindër, Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova. Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:libri@rks-gov.net. Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”, shkruan Nagavci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.