Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prindon Sadriu: Presidentja përdor veturën më të vjetër nga të gjithë bartësit e institucioneve

Gazeta10
16 August 2024 - 10:40

Prindon Sadriu, ka thënë se presidentja Osmani përdor veturën më të vjetër nga të gjithë bartësit e institucioneve qendrore dhe lokale.

Ai ka akuzuar mediat se janë të afta që ta paraqesin edhe një Golf2 si veturë luksoze.

Reagimi i tij erdhi pas shkrimeve dje në disa media se presidentja Vjosa Osmani u pa duke u vozitur me një veturë luksoze teksa po takohej me kryetarin e Vitisë.
“Disa portale janë të afta ta paraqesin edhe një Golf 2 si veturë luksoze, mjafton që në të të vozitet Presidentja. Por, faktet flasin ndryshe nga propaganda: Presidentja përdor veturën më të vjetër nga të gjithë bartësit e institucioneve qendrore dhe lokale në Kosovë. #Disinfo #FakeNews”, ka shkruar Sadriu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.