
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, raporton Gazeta10.
Haxhiu ka thënë se me të kanë diskutuar për punën e Dhomave të Specializuara, si dhe për përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
“Ministrja Haxhiu priti në takim Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë në llogarinë e tyre në Facebook. / Gazeta10