
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është krenar më kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK-ja.
Haradinaj më një postim në “Facebook” tha se ata kanë vendosur standardin më të lartë të një qeverisjeje komunale.
“Krenar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Aleanca; Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Zenun Elezaj, Smajl Latifi e Bashkim Ramosaj. Secili prej tyre më i mirë se tjetri. Gjatë qeverisjes së tyre, ka ndërruar për të mirë pamja e qyteteve e komunave të tyre. Ata kanë vendosur standardin më të lartë të një qeverisjeje në komunë”, ka shkruar Haradinaj.