Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Atiq thotë se i kanë larguar grilat që e rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gazeta10
20 August 2024 - 12:49

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se i kanë larguar grilat që e rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ai tha se me këtë veprim  kanë treguar se nuk do të ketë barriera në mes të atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vet qytetarëve.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.  Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve.  Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, ka thënë Atiq. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.