Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja në Prishtinë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Gazeta10
20 August 2024 - 21:15

Një vrasje ka ndodhur sonte rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi”, në Prishtinë.

E dyshuar për vrasjen është një grua me inicialet N.M, e cila është vetëdorëzuar në Polici.

Mediat kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vendi i ngjarjes i rrethuar nga shiriti i Policisë dhe vetura e Policisë dhe Forenzikës.

Policia ka konfirmuar se e dyshuara për vrasjen në Prishtinë është N.M, e cila është vetëdorëzuar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Reporteri.net se hetuesit policer në koordinim me prokurorin janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Vrasja ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.