
Ka vdekur një person në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të shkaktuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur.
Sipas raportit të Policisë, bëhet e ditur se i njëjti që nga 9 gushti ishte duke u trajtuar në QKUK.
Njëherit, thuhet se rasti vazhdon të mbetet nën hetime.
“Prishtinë / 09.08.2024 – 21:30. Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.