Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi: Ftesa për Abdixhikun është një riafirmim i bashkëpunimit për Institutin Kombëtar Demokratik dhe LDK-në

Gazeta10
21 August 2024 - 23:28

Alush Gashi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka nënvizuar rëndësinë e marrëdhënies mes LDK-së dhe Institutit Kombëtar Demokratik gjatë një interviste të fundit për Zërin e Amerikës. Komentet e Gashit vijnë pas ftesës së Lumir Abdixhikut, kryetarit të LDK-së, nga ky institut.

Gashi e cilësoi këtë si një “ngjarje të jashtëzakonshme me ndikim global”, duke theksuar partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes LDK-së dhe Institutit Kombëtar Demokratik.

“Fillimisht më lejoni që të theksoj se ftesa nga Instituti Kombëtar Demokratik për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Abdixhiku është një riafirmim i bashkëpunimit afatgjatë dhe përmbajtjesor mes Institutit Kombëtar Demokratik dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila ka ndikim global. Atmosfera në të gjitha ambientet e kuvendit është festive. Fjalimet janë përmbajtjesore, shpresëdhënëse dhe uroj që këto zgjedhje në nëntor të sigurojnë stabilitetin jo vetëm në Amerikë, por edhe atë global”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.